Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sali Berisha humb toruan, del “live” në dy televizione njëkohësisht

Ish-kryeministri Sali Berisha ka braktisur plotësisht çështjet e opozitës teksa ditët e fundit është duke u marrë me problemet personale, që mesa duket dëshiron me patjetër t’i bëjë probleme të të gjithë shqiptarëve.

Që kur SPAK i komunikoi akuzën detyrim paraqitje dhe i hodhi prangat dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave (në bashkëpunim), Berisha ka zhvilluar të paktën tre konferenca disa orëshe me gazetarët dhe një deklaratë për media.

Por nevoja e Berishës për t’u justifikuar para shqiptarëve e ka shtyrë deri aty sa të “dublikohet” duke u shfaqur së fundmi edhe në dy televizione njëkohësisht.

Berisha njofton se do të jetë në intervistë televizive me moderatoren Erla Mëhilli, dhe njëkohësisht njofton se do të jetë “live” te televizioni “Syri” i Çim Pekës.

Erla Mëhilli për të kapur ekskluzive intervistën me Doktorin, që nuk ka thënë asgjë më shumë sesa konferencat e dy ditëve të fundit, ka afruar emisionin e saj në 20:30. Orari zyrtar i emisionit të Mhillit është 21:00.

Ndërkohë paradoksalisht, analisti i emisionit të Erlës, Andi Bushati ka shkuar tek Syri TV për tu përballur në një hard-talk me Sali Berishën.