Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli në një postim të tij në Facebook ka uruar deputetin e parë shqiptar në parlamentin zviceran, Islam Alijaj.
Pacolli shkruan në këtë rast se asgjë nuk është e pamundur, derisa publikon edhe një fotografi të deputetit Alijaj.
Postimi i plotë:
Deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Zvicrës. Asgjë nuk është e pamundur! Urime Islam Alijaj!