Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrën, Arian Dodaj, ka shpërndarë një video mjaft speciale së fundmi në rrjetin sociale “X” (ish-Twitter), aty ku shfaqet Papa Francesku, i cili ka një mesazh për të gjithë shqiptarët, vecanërisht të rinjtë e vendit.
Kështu, në video e shpërndarë në rrjetet sociale, Ati i Shenjtë dëgjohet të thotë, sigurisht në gjuhën italiane:
“Për ju të rinj shqiptarë, një urim të përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu ka nevojë për ju. Zoti iu bekoftë. Lutuni për mua”.
Papa Françesku e don shumë popullin tonë!
Të dashur miq, sot ju bëj surprizën e pershendetjes që i kërkova për ju Papa Françeskut. Ai vecanërisht ka fjalë inkurajuase për të rinjtë shqiptarë që të punojnë për atdheun, që të hecë përpara, se atdheu ka nevojë për të rinjtë🇦🇱! pic.twitter.com/OU7DgIL3Fx— + Arjan Dodaj FdC (@donarjan77) October 23, 2023
Kujtojmë se në vitin 2014, një vit pas zgjedhjes në krye të Vatikanit, Ati i Shenjtë vizitoi Shqipërinë të parën, në nisje të pontifikatit të tij, 21 vite pas vizitës historike Gjon Palit të Dytë që erdhi në Shqipëri sapo ra regjimi komunist.
Gjithashtu ai është duke planifikuar edhe një vizitë në Kosovë, të parën ndonjëherë të një Pape, siç e konfirmoi në gusht në një intervistë për mediat spanjolle.