Në sallen “1Tetori” është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës 2023 të studentëve në Kolegjin AAB.
Mes të pranishmeve si i ftuar special ishte edhe filantropi dhe biznismeni i njohur shqiptar Lazim Destani, i cili tha se ka pranuar me shumë kënaqsi ftesën për të marrë pjesë në këtë ceremoni ku kurorëzohet puna disa vjeçaree studetëve dhe stafit akademik të AAB-së.
“Dua të përgëzoj për arritjet që ka shënuar kolegji ‘AAB’ duke u bërë një nga prijësit më thelbësor të arsimit në Kosovë”.
“Diplomimi juaj është mjaftë domethënës, sepse ai përmban kurorëzimin e dijes në drejtimet që keni ndjekur. Ju krahas gëzimit dhe emocioneve sot keni edhe ndjenjën e profesorëve tuaj qe ju kanë pajisur me dituri, me armën më të fuqishme për të ecur përpara”, tha Destani para qindra studentëve dhe familjarëve të tyre që kishin ardhur ta përciellnin ceremoninë.
Destani tha gjithashtu se investimi në arsim është një investim i jashtëzakonshëm për vetë studentët, por edhe për familjet si dhe atdheun.
“Sot prindërit tuaj janë më të lumtur se ju prandaj një urim shkon edhe për ta, sepse investimi në edukim është investimi më i vlefshëm që bën një prind mund ta bëjë për fëmijen e tij”, tha ai.
Ai në fund dha edhe porosi për të sapodiplomuarit, duke i motivuar që mos të heqin dorë nga përkushtimi për të arritur suksese.
“Me punë, vullnet, e përkushtim arrihet suksesi në të gjitha drejtimet. Kurrë mos e largoni vëmendjen nga familja dhe atdheu. Punoni për vetën tuaj, për familjen dhe atdheun tuaj”, ishte porosita e Destanit për Gjeneratën 2023 të studentëve të kolegjit “AAB”.