Gazetari Arian Çani tha se nëse Sali Berisha do të futej në burg, atëherë do të thoshim me plotë bindje se jemi në një epokë të re politike.
Sipas Çanit është lajm fakti që të shtunën për herë të parë u prek nga drejtësia një nga personat më të rëndësishëm sa i takon politikës së 30 viteve të fundit në Shqipëri.“Kjo që po shikojmë në këto momente, nuk jemi futur akoma në një epokë të re politike. Në epokë të re politike do të futemi nëse merret i pandehur dhe futet në burg edhe Sali Berisha. Ne jemi gati të hyjmë në një epokë të re politike. Por pa u prekur liderët e mëdhenj në këto 30 vit.
Nëse drejtësia nuk arrin dot të prekë personazhe të lartë të politikës, njerëzit që kanë qenë në timonin e udhëheqjes së këtij vendi, si Berisha, Rama, Meta, Lul Basha, që ka pasur edhe poste dhe pretendon se ka një parti. Pra janë 3-4 personazhe të cilët deri pardje nuk ishin prekur. Ne duhet ta themi që është lajm që po futemi në një epokë të re politike. Ende nuk kemi hyrë, mund ta thoshim që jemi futur nëse do arrestohej doktori”, u shpreh Çani.