Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Agjentët e BKH-së dhe Policia “rrethon” Elbasanin, aksion blic për kapjen e Suel Çelës

Forca të shumta të policisë të asistuara nga agjentët e BKH kanë kryer një aksion paraditen e kësaj të marteje, për kapjen e personit në kërkim për porosi vrasjeje, Suel Çela.

Forca e policisë kanë zbarkuar në tregun agroushqimor dhe në shtëpinë e këtiij të fundit për kontrolle.

Ende nuk dihet nëse Çela është gjetur apo arrestuar, pasi policia është e rezervuar në dhënien e informacionit.Suel Çela kërkohet prej disa vitesh si person i dyshuar i perfshirë në ngjarje kriminale.

Suel Çela i njohur edhe si Marjus Lulaj i është drejtuar me kërkesë gjykatës së Posaçme ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg me një masë më të lehtë sigurie.

Prej majit të vitit të kaluar, Çela u shpall në kërkim pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Sipas SPAK, Çela ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial. Gjithashtu, SPAK dyshon se ai ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës.

Atentati ndaj administratorit Lulzim Masha ndodhi më 18 janar 2022. Fatmirësisht, Masha shpëtoi pa u kapur nga plumbat