Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Ngordh Bobi, qeni më i vjetër në botë!

Fatkeqësisht ka ngordhur qeni më i vjetër në botë. Bobi ngordhi në moshën 31 vjeç e 163 ditë

Fatkeqësisht ka ngordhur qeni më i vjetër në botë. Bobi ngordhi në moshën 31 vjeç e 163 ditë. Lajmi i hidhur u nda në rrjetet sociale nga Karen Becker, një veterinere e cila mori pjesë në festën e ditëlindjes së saj të 31-të, më 11 maj. Bobi, një Rafeiro do Alentejo i racës së pastër, mbajti Rekordin Botëror të Guinnessit si qeni më i vjetër i të gjitha kohërave, një arritje e jashtëzakonshme për një racë qensh ruajtës bagëtish me një jetëgjatësi mesatare prej 12-14 vjetësh. Ai kishte vendosur rekordin e ri botëror në shkurt.Data e lindjes së tij ishte konfirmuar nga Shërbimi Mjekësor Veterinar i Bashkisë Leiria së bashku me bazën e të dhënave të SIAC të drejtuar nga qeveria për kafshët shtëpiake. Në një intervistë pronari i qenit Leonel Costa zbuloi edhe sekretin e jetës së gjatë të mikut të tij katërputrosh; rëndësinë e të ushqyerit të mirë, kontaktit të vazhdueshëm me natyrën, lirinë për të eksploruar mjedisin përreth, kujdesin e rregullt veterinar dhe mbi të gjitha dashurinë.

Për ditëlindjen e tij të 31-të u organizua një festë e madhe me 100 të ftuar. Rekordi i mëparshëm për qenin më të vjetër në botë mbahej nga Spike, i cili është 23 vjeç. Rekordi i tij u regjistrua në 7 dhjetor të vitit 2022. /TAR/