Edona James, është më e komentuara e këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”.
Ajo ka nisur të rrëfejë jetën e saj dhe deklaratat kanë marrë shumë vëmendje.
Teksa po bisedonte me disa nga vajzat e shtëpisë, Edona zbuloi se kur ishte 21 vjeçe, i dashuri i saj me të cilin ka jetuar për 2 vjet, kishte bërë vetëvrasje.
Ajo tha se këtë i ndjeri e ka bërë pasi ajo e ka trajtuar keq.
“Ai ka qenë dashuria ime më e madhe. Isha 21 vjeç. Kishim 2 vite bashkë. Jetonim bashkë. Një ditë u zumë se unë e lashë punën për tre muaj dhe s’kishim para dhe unë u thoja ti s’ke për të më mbajtur mua. Fillova prapë punën, e kur u ktheva, ai kishte bërë vetëvrasje”, tha Edona ndër të tjera.