Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“I hodhi diçka në pije”/ Motra e 26-vjeçares së përdhunuar në Vlorë nga 3 djem: Nuk i lë ata, nuk i fal…

“Dje ka dalë nga spitali, por nuk është se është në gjendje të mirë”

Ditë më parë një lajm i rëndë tronditi opinionin publik në Vlorë, pasi 3 djem kishin droguar dhe përdhunuar një 26-vjeçare.Sot foli ekskluzivisht për emisionin Shqipëria Live në Top Channel, motra e 26-vjeçares, e cila tregoi versionin e saj të ngjarjes së rëndë.

Motra e 26-vjeçares tha se një nga djemtë i ka hedhur diçka në pije të resë dhe më pas ka thirrur dhe shokët e tij.

“Dje ka dalë nga spitali, por nuk është se është në gjendje të mirë. Nuk reagon, nuk mban mend asgjë. E kam pyetur, por nuk reagon.

Ajo u mor në pyetje por nuk ka dhënë shumë shpjegime, se ka qenë në gjendje shumë të keqe. Kemi vajtur te doktori dhe më tha që erdhi në gjendje shumë kritike për jetën atë natë. Nxirrte shkumë nga goja.

Ka dalë me atë djalin, thjesht shok, dolën për të ngrënë dhe pirë, po ai i ka hedhur diçka në pije. Pastaj shkuan te shokët e tij, që e droguan më keq dhe e çuan në hotel. Recepsioni njoftoi policinë se ishte në gjendje kome motra, i kishte rënë të fikët. Ata ishin larguar dhe e kanë lënë ashtu motrën.

Nuk kam pasur asnjë kontakt me ata djemtë, unë nuk i njoh. Unë si motra e saj nuk i lë, e as nuk do t`i fal,” tha motra e saj.