Plot 120 mijë euro grabitje kishte kryer një 25-vjeçar shqiptar dhe anëtarët e grupit që drejtonte. Policia greke publikoi emrin dhe foton e të riut, Klement Tushe, i cili akuzohet se grabiti disa shtëpi në Pikermi.
Sipas Policisë, 25-vjeçari së bashku me anëtarë të tjerë të bandës lokalizonin shtëpitë ku mungonin pronarët, thyenin dyert apo dritaret e ballkonit dhe merrnin shuma parash dhe sende me vlerë.
25-vjeçari akuzohet për vjedhje të rëndë, së bashku nga dy ose më shumë autorë, radhazi me vlerë totale të sendeve të vjedhura që kalon shumën 120.000 euro, si dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. I akuzuari u arrestua më 3 tetor pas rasteve të përsëritura të vjedhjeve në zonën e Pikermios.