Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ishalla vjen ajo ditë e ta q*k*dhej nan*n thikë”/ Kërcënohet me vdekje Kelmendi, pas mbështetjes së “Lëvizjes për braktisjen e islamit”

 
   

Juristi dhe veprimtari Muhamet Kelmendi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se është kërcënuar me jetë nga një person me emrin Shkodran Berisha.

Ky kërcënim, Kelmendi thotë se i ka ardhur pas publikimit të qëndrimeve të tij rreth asaj se çfarë ka pësuar kombi shqiptar nga pushtimi otoman.

Kelmendi që është edhe mbështetës i iniciativës për dalje nga islami politik thotë se ky koment tregon se ku jemi me vetëdijen tonë njerëzore dhe shoqërore.

“Mua nuk më intereson fare se kush është apo kush e ka përdorur këtë emer, nëpërmjet të cilit ofendon në formen dhe mënyren me jo njerëzore personalitetin tim, të familjes sime dhe të paraardhësve të mi”, shprehet mes tjerash Kelmendi.

Postimi i plotë: