Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Jo vetëm apartamente dhe vila, ja milionat në 6 llogari bankare që iu sekuestruan Malltezit

Jamarbër Malltezit i arrestuar për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partiazani, i janë sekuestruar edhe 6 llogari bankare përveç apartamenteve të shumta dhe vilës në Gjirin e Lalzit.

Malltezit i janë sekuestruar llogari bankare me vlerë rreth 197 mijë euro, 29 mijë dollarë dhe 2.7 milionë lekë.

Pasuritë e vendosura nën sekuestro preventive të Malltezit:

1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ….. në monedhën euro me nr. 113398964650127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë …… në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ……. në monedhën USD me nr. 40201835101 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……. në monedhën Euro me nr. 40201835102 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë …….. në monedhën Euro me nr. 40201838001 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……… në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.