Në Grupin e Kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, merr pjesë krah superfuqive të botës.
Ushtria e Republikës së Kosovës do t’u bashkohet ushtrive më të forta për t’i dalë në ndihmë edhe me vepra shtetit nën pushtimin rus.
Meqë nuk dërgon dot armatim në Ukrainë, Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i trajnojë pjesëtarët e ushtrisë ukrainase në deminim.
Kjo si fillim ngaqë siç mëson ekskluzivisht Klani, si pjesë e programit instruktorë të FSK-së do t’u bashkohen ekipeve trajnuese të Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të programit “Interflex”, që është operacion shumëkombësh i trajnimit të ushtrisë së Ukrainës, që udhëhiqet nga ushtria e Britanisë së Madhe.
Zbarkimi për t’u ofruar ushtarakëve trajnim bazik do të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm.
Veç kësaj, Kosova përmes ministrave të mbrojtjes, në takimet e Grupit të Kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, shtet që ende nuk e njeh Kosovën, ka premtuar trajnim edhe për Kërkim-Shpëtim dhe mbrojtje nga materialet kimike e biologjike, si dhe transport të ndihmave.
Kjo do të jetë hera e parë që FSK-ja zbarkon krahë ushtrive tjera për ndihmë ushtarake, ndërkohë që krahë ushtrisë së Mbretit ka shërbyer edhe në ishujt Falklands e më herët në Kuvajt bashkë me Gardën e Iowas.