Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aliu viziton Hysni Gucatin, uron të lirohen sa më shpejt dhe bashkëluftëtarët e tjerë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka vizituar ish-kryetarin e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, i liruar ditë më parë nga Gjykata Speciale.

Aliu i ka uruar mirëseardhje Gucatit, dhe kanë biseduar mes tjerash për lirimin sa më të shpejt edhe të çlirimtarëve tjerë.

Sipas tij ata po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Në odë tek luftëtari i lirisë Hysni Gucati, të cilit i uruam mirëseardhje dhe bashkëbiseduam shumë gjëra, mes tjerash për lirimin sa më të shpejt të çlirimtarëve tjerë që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, shkruan ai në Facebook.