Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoxha i thotë nismëtarit për braktisjen e fesë: Krejt po keshin me juve, në kafeteri e shpija, ja çka i thotë Blerim Latifit

 
   

Hoxhë Fadil Musliu i tha Pajazit Jasharit- një nga themeluesit e lëvizjes për “braktisjen vullnetare të fesë islame”, se “krejt po keshin me juve”.

Gjatë debatit ai i tha Jasharit, “jeni bo për me kesh”.

“Po keshin krejt me juve, jeni bo për me kesh. Ku të rrish në kafeteri, nëpër shtëpija, nëpër ndeja e ahengje, krejt po keshin”, tha Musliu.

Gjatë emisionit ka pasur debat në mes profesorit universitar, Blerim Latifi dhe Fadil Musliut, imam.

Hoxha Fadil Musliu, ka deklaruar se Latifi po e shqipton gabim termin “selefizmi”.

”Blerimin e kam përcjell, jo rregullisht po ndonjëherë në maje të gjuhës e ka selefizmin e vehabimzit. Ti profesor je mos e ndrro gjuhën e me i jap përparësi anglishtes”, tha Musliu.

Por Latifi i tha se ”ai lexon anglisht dhe e përdor ashtu termin”.

Më pas imam Musliu tha se për ligjëratat e tyre dëgjojnë edhe nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI).

”A po ta merr mendja Blerim që nuk i kemi të AKI-së dhe të Policisë, 2 mijë veta apo mendon që nuk është dikush aty”, ka thënë ai.