Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Limaj votuesve të Kurtit: Këtë njeri e keni tranu

 
   

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se nuk është me rëndësi sa për qind të votave i ka fituar Albin Kurti në zgjedhjet e fundit, sipas tij me këtë përqindje të pushtetit, shtetit i Kosovës po identifikohet me Albin Kurtin.

Limaj këtë deklaratë e bëri ku tha se me vet faktin që është thirrë një takim i dialogut të enjten, tregon një debakël apo disfatë të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

“Nuk duhet me identifiku shtetin me individin o djem, është koha e fundit nëse dojmë me e bë një shtet, një demokraci perëndimore qysh po kem qef, është koha me i forcu institucionet qendrore jo individin. Jo me e lidhë fatin e shtetit tonë për një njeri. Dhe ne çka kemi bërë, po shkojmë në aparencë, e kundërshtojmë krejt atë qka po ndodh atje nëpër autokraci e diktatura. Në fakt në qatë drejtim e kemi bërë vendin tonë. 52 për qind, a 51 për qind, a 50 për qind a s’është me rëndësi. Këtë njeri e keni tranu. Ia keni dhënë mundësinë me e lidhë, me e identifiku shtetin me individin dhe individi ta merr ne qafë shtetin. Dhe ne presim qysh do me ndodh, mjafton vetë fakti që juve ka me iu thirr të enjten me vazhdu qaty ku e keni lënë, është ai debakli, ajo disfata që po e them pse ndodhi sikur që e tha Artani pse ndodhi 24-shi. Ju si intelektual, si prind, si shtet, ju, ne, gjithë bashkë duhet me kërku llogari, pse erdhëm këtu, cili është faji jonë, a ka mujt kjo me ndodhë para 24-it, a ka mujtë me ndodh vitin e kaluar, pse ndodhi kjo dhe me u kthy prapë mbrapa”, u shpreh Limaj.

Ndërkohë qasjen e kryeministrit Kurti, LImaj e quajti populiste pasi sipas tij, bazuar në deklaratat qeveritare Kosova është më e fortë se Kina.

Limja e kritikoi Kurtin edhe për mosbashkëpunim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

“Me i fol populizmit këtu, ne jemi më të fortë se Kina, dhe, po, fatkeqësisht realiteti është ky që është. Të kanë ardhë shtetet më të rëndësishme të botës, ata që i kanë dhënë kuptim këtij shteti që e kem ne sot. Pesëshja. A e din kush është, është QUINT-i, ai QUINT që i ka bërë pikat para se me shku ne në Vjenë, pikat kryesore që e ka qitë kornizën e pavarësisë së Kosovës dhe dëgjoni, rrugëdalje? unë nuk funksionoj me logjikën e Albinit, nëse ai e ka futë vetën në kurth, detyra e një mase kritike në Kosovë është me kriju me nxjerrë, mos me shti Kosovën në kurth”, u shpreh Limaj.