Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osman Musliu për rizgjedhjen e Naim Tërnavës: Veç ishalla Zoti e merr, ndryshe ai se lëshon BIK-un

Rizgjedhjen për herë të pestë të myftiut Naim Tërnava në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) e sheh si proces jo demokratik, hoxha i Drenasit mulla Osman Musliu.

Madje ky i fundit e ka fajësuar edhe shtetin që nuk po e miraton ligjin për bashkësitë fetare e që kjo po lejon që BIK-u dhe të gjitha bashkësitë e tjera fetare të funksionojnë totalisht në anarki.

Mulla Osmani në një intervistë për Indeksonline-n ka thënë se nuk është kundër Naim Tërrnavës dhe nuk ka asgjë personale me të, por është kundër mënyrës se si ai e manxhon BIK-un.

“BIK-u është duke punu komplet në të zezën brenda Kosovës. Unë nuk e di me çfarë rregulloresh as nuk punësohen njerëzit, as çfarë kriteresh kanë, as me çfarë kriteresh zgjidhet myftiu ose kryetari i këshillit. Shembull, ka emërime ma zi se në komunizëm”, thotë mulla Osman Musliu, duke shtuar se Tërnava e ka bërë qasi sistemi zgjedhor brenda BIK-ut që deri sa të vdesë të jetë në krye të Bik-ut.

“Unë kam deklaru edhe shumë herë, veç ishalla zoti e merr se ndryshe për me vota në mënyrën se si është zgjedh atë ditë është problem“, ka thënë mulla Osmani.

Më poshtë është intervista e plotë e Mulla Osman Musliut: