Sot do të mblidhen tri komisione parlamentare.
Me fillim nga ora 10:00 pritet të mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.
Në rend të ditës në këtë komision janë pesë pika.
Pastaj, nga ora 11:00 do të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku në rend të ditës janë shtatë pika.
Ndërsa, mbledhja e fundit është poashtu në ora 11:00 ku do të mblidhet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së, ku në rend të ditës janë dy pika për tu shqyrtuar.