Moti i keq ka goditur edhe disa pjesë të Romës, me rreshje të shumta shiu, erë të fortë dhe vetëtima, duke shkaktuar përmbytje, dëme në makina dhe rrëzimin e pemëve.
Për shkak të tornados, banorët kanë raportuar shkuljen e disa pemëve dhe strukturave të tjera prej druri, kryesisht në fshatin Testa di Lepre, duke dëmtuar edhe makina të shumta.
Sakaq autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në orëtnë vijim, pasi moti i keq mund të vazhdojë përgjatë gjithë natës.