Janë bërë më shumë se një muaj nga sulmi i fundit terrorist në veri të vendit.
Nga sulmi që mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, duke mos u ndëshkuar ende Serbia.
E në lidhje me këto zhvillime në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Skënder Mulliqi.
Ai tha që heshtja e diplomatëve karshi Serbisë është e paarsyeshme dhe se ardhja e pesë diplomatëve të QUINT-it pa ndonjë ndryshim në bisedime la shumë dilema mbrapa.
“Vrasësitë serbë në Banjskë të Kosovës në krye më Vuçiqin, nuk po ndëshkohen nga BE-ja. Heshtja e kësaj ngjarje tragjike , e pesë diplomatëve të vendeve të QUINT-it, më së paku është pritur. Ardhja e tyre në Kosovë la shumë dilema mbrapa se nuk paralajmëruan ndryshim të kursit të bisedimeve Kosovë-Serbi.Me qasje të vjetër duke i bërë presion vetëm Kosovës, madje duke e ndëshkuar me masa ekonomike, dhe mos detyrimi ndaj pushtetit shovinist e terrorist të Beogradit, i cili me dhunë po dëshiron të fut nën juridiksionin serb pjesën më vitale të veriut të Mitrovicës, nuk do të sjellë përparim të procesit, veç sa do të ngatrrojë edhe më shumë atë”, u shpreh ai.
Skënder Mulliqi
Më tej, analisti thekson që është diqka më se qartë tashmë se Rusia , Serbia dhe Kina janë boshti më antipërendimor , të cilët po dëshirojnë një rend të ri botërorë.
“BE-ja nuk është duke u tërhequr nga kërkesa e implementimit të Asociacionit me kompetenca ekzekutive të vitit 2013 që është vrasje e shtetit të Kosovës.Një logjikë e tillë e qasjes kur situata është përshkallëzuar në veri nga Serbia, sidomos pas aktit terrorist, nuk është pritur. Është diqka më se qartë tashmë se Rusia , Serbia dhe Kina janë boshti më antipërendimor , të cilët po dëshirojnë një rend të ri botëror. Pesëshja diplomatike që vizitojë vendin tonë , la përshtypje se po i intereson vetëm implementimi i Asociacionit, duke e kapërcyer aktin e terrorizmit shtetëror serbe në Banjskë. Nëse po mendojnë të zhvillojnë dialogun që si finale ka normalizmin e marrdhënieve Kosovë-Serbi, pa i marrë parasysh kërkesat e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, se rasti i fundit terrorist mos të kalohet sikur nuk ka ndodhë asgjë, zor që do të ketë vazhdim të bisedimeve”, shpjegon analisti.
Në fund, ai shtoi që Serbia po vazhdon regjimin e Millosheviqit dhe se deklarimet e Vuçiqit dhe të Vulinit, janë në kundërshtim të plotë me qëndrimet e demokratike.
“Deklaratat serbomëdha janë vetëm vazhdim i diskursit të viteve të 90-ta, të kohës të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, të cilat prodhuan luftëra dhe pasojat e të cilave ende po i bartim. Kjo retorikë duhet gjykuar edhe nga autoritetet e BE-së, e që deklarimet e Vuçiqit dhe të Vulinit, janë në kundërshtim të plotë me qëndrimet e demokratike , dhe me qëllimet për paqe dhe properitët të botës , e cila seriozisht është vu në peshore nga autokratet, Putin dhe Vuçiq, të cilët po e lënë mundësinë reale të një luftë të re në botë”, përfundoi Mulliqi për ‘Bota sot”.