Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Do të zbulohen çështje shumë të mëdha”, çfarë po paralajmëron Anila Hoxha

“Fol me Anila Hoxhën” është emisioni më i ri që do të nisë transmetimin në Top Albania Radio. Episodi i parë do të jetë këtë të shtunë në orën 18:00.

Gazetarja e njohur, Anila Hoxha, ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up” ku zbuloi historitë që do të trajtohen në emision.

“Do të jenë 12 tema që përfaqësojnë fenomenet më të rëndësishme dhe që kanë epiqendër qytetarin që është përballë dhe nga ana tjetër do të kenë gjithashtu të ftuar, në çdo episod do të kemi një gjyqtar që flet për tërësinë, do të ketë investigim. Përveç kësaj, rrëfime reale të personazheve dhe protagonistëve realë që tregojnë të gjithë përballjet, betejën që humbën apo betejën që fituan”, tha Hoxha.

Gjithashtu ajo foli edhe për rikthimin e saj në radio, aty ku e ka nisur gazetarinë në vitin 1999.

“Për mua është një rikthim në radio. Unë e kam nisur gazetarinë në 1999 në radio dhe kam trajtuar një ndërthurje midis problemeve më të forta sociale dhe i thyenim të gjithë këtë pjesën e hidhur me letërsi. Për mua është një rikthim dhe unë eci me parimin se qytetarët dhe kushdo sikur janë më të çlirët dhe nuk impostohen nga prezenca e kamerës. Ke një rrëfim goxha të drejtpërdrejtë dhe është më i sinqertë. Veç kësaj, ky është një projekt që mbështetet nga ambasada amerikane dhe implementohet përmes qendrës Folk dhe Top Albania Radio, i cili do të zgjasë për 1 vit.

Do të ketë vërtetë historitë dhe do të zbulohen çështje shumë të mëdha sa i takon problematikave edhe me ligjin por edhe me institucionet. Por gjithmonë të përfaqësuara nga një personazh i vetëm që flet dhe që do të përfaqësojë, jam e sigurt për këtë, problemet e shumë të tjerëve”, tha Hoxha.