Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Policia nuk i ndahet Berishës, i shkon sërish sot te shtëpia për ta thirrur në gjykatë

Ndërsa Berisha ka refuzuar thirrjen në gjykatë, policia do t’i shkojë sërish sot në shtëpi për t’i dorëzuar thirrjen për tu paraqitur në orën 14:00.

Seanca gjyqësore për masën e tij do të zhvillohet në orën 14:30.

Ndërkohë Berisha vetë nuk është takuar me OPGJ-të dhe ka mbajtur vetëm konferenca mediatike, ndërsa e ka akuzuar procesin si politik.

Kujtojmë se Berishës i është caktuar masa e sigurisë detyrim për paraqitje dhe i është ndaluar të dalë jashtë vendit.