Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mësuesja i përmendi të atin e ndjerë, nxënësi e qëlloi me karrige, si nisi sherri në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ndodhit ditën e sotme në gjimnazin “Hydajet Lezha” të qytetit të Lezhës, ku pas një diskutimi të ashpër nënësi goditi me karrige mësuesen, duke i shkaktuar fraktura të rënda.

Sipas vetë nxënësve që ishin të pranishëm në klasë, sherri ka nisur pasi mësuesja i ka përmendur babin që i kishte ndërruar jetë djalit, ky i fundit mëpas në gjaknxehtësi e sipër ka ngritur karrigen dhe e ka qëlluar duke e shtrirë përtokë, si dhe i ka shkaktuar fraktura në trup.

“Për eshtrat e babit tat e timit nuk kam me të kaluar”, kjo është fjalia që dëshmtiratë pretendojnë se mësuaesja i ka thënë nxënësit.

Pas ngjarjes nxënësi është shoqëruar në polici, ndërsa mësuesja në spital.

Ndërkohë që mësuesit e tjerë kanë bojkotuar mësimin pas kësaj ngjarjeje, ku i dhunuar ka mbetur një kolegia e tyre.