Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Vajza ishte e pavetëdijshme, djemtë thuajse…”/ Gazetarja tregon çfarë pa në kamerat e hotelit ku ndodhi abuzimi

Vajza ka qenë totalisht e pavetëdijshme dhe thuajse është marrë në krahë nga dy djemtë për ta ngjtur në dhomën e hotelit.

Në lidhje direkt për “Shqipëria Live” ka qenë ditën e sotme Afrovita Hysaj, e cila ka treguar për pamjet që ka parë nga kamerat e sigurisë së hotelit ku dyshohet se është kryer abuzimi me 26-vjeçaren.

Ajo ka treguar se vajza ka qenë totalisht e pavetëdijshme dhe thuajse është marrë në krahë nga dy djemtë për ta ngjtur në dhomën e hotelit.

“Kam parë pamje që tregojnë se si vajza është ngritur e pavetëdijshmë nga bari në dhomë. Nga ato pamje që kam parë nuk mund të heshtësh. Thuajse ata djemë e kanë marrë vajzën në krahë.

U ngjitën në orën 4 të mëngjesit të së shtunës dhe kanë zbritur rreth orës 5.

Ata e kanë lënë në hollin e hotelit, të pavetëdijshme.“- tha Hysaj.