Është alivanosur një minator në Trepçë mëngjesin e së mërkurës, derisa po qëndronte në grevë në minierën Horizonti 10, në 800 metra thellësi.
Gazetarja e cila e ka përcjellë nga afër këtë moment, tha se minatorët kanë kërkuar që të mos identifikohet i alivanosuri në mënyrë që të mos shkaktohet panik tek familjarët e tij.
Gjendja shëndetësore edhe e disa minatorëve tjerë është keqësuar në ditën e dytë të grevës.
Ata po qëndrojnë duke kërkuar përmirësimin e disa kushteve për punë dhe shkarkimin e Kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmani.