Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

U përplas me Unikatilin në rrjetet sociale, Arbenita i përgjigjet komenteve, përfshin edhe Feron!

Në një “dramë” që askush nuk e priste, krejt papritur, Arbenita Ismajli postoi disa mesazhe në rrjetet sociale të marra nga reperi i njohur Unikkatil, mesazhe që në fillim u menduan se ishin të rreme, gjë që e pretendoi edhe vetë reperi në reagimin e tij me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Kujtojmë që Unikkatili i ka shkruar modeles në “Instagram” dhe i propozonte një “kohë të mirë që nuk do e merrte vetë askush”, teksa Arbenita e refuzonte, duke bërë edhe ironi me të, ndërsa më pas reperi pretendoi se ishin imazhe të edituara dhe të bëra në dëm të tij.Megjithatë modelja bëri një reagim ku në një farë mënyre vërtetoi se Unikkatil i kishte shkruar, gjë që habiti jo pak publikun dhe ndjekësit e tij, ndërsa Arbenita nuk pati ndërmend ta ndalonte këtë “dramë”, përkundrazi.

Në një video në platformën “TikTok”, ajo ka bërë një video ironizuese me një nga trend-et e momentit, ku shkruan: “Ja si ndihem unë pasi kam shkatërruar egon e një mashkulli””. qartazi duke folur për situatën me reperin e njohur.

Megjithatë, përveç ndjekësve të Unikkatilit, edhe disa ndjekës të Arbenitës i janë kthyer kundra kësaj të fundit, pikërisht për faktin që po e vazhdon gjithë situatën për vëmendje, duke e quajtur madjemedhe “pick me girl”, një frazë që përdoret për ato personazhe që çdo gjë e bëjnë për të marrë vëmendjen.