Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Limaj më shau me nanë e babë”, reagon familja Imeri: Limaj ka deklaruar se fletë rrufetë për ekzekutime i ka shkruar Kadri Veseli

 
   

Familja e veprimtari të vrarë të LDK-së, Haki Imeri kanë reaguar pas deklaratës së ish kolonelit të Policisë, Rrahman Sylejmanit.

Përmes një postimi në Facebook, familja Imeri thotë se, nga deklarata e Sylejmanit mësohet pse nuk janë ndriçuar vrasjet politike, dhe po sqaron pse është bërë Gjykata Speciale.

Familja Imeri thekson se, Fatmir Limaj, ka deklaruar se urdhërat, fletë rrufet për ekzekutime i ka shkruar Kadri Veseli.

Postimi i plotë:

“Limaj më shau me nanë e babë” – Ish-koloneli i Policisë thotë se deshën t’ia devijojnë hetimet për një incident në banesën e Thaçit..

-nga kjo deklaratë e kolonelit të policisë mësojmë pse nuk janë ndriçuar vrasjet politike deri më sot..

-kjo deklaratë sqaron gjithçka në raport pse është bërë gjykata speciale ..

-sqaron po ashtu pse selia e saj është në hagë ..

p.s

-sipas informateve Fatmir Limaj ka deklaruar se urdhërat, fletë rruftë për ekzekutime i ka shkruar Kadri Veseli..

-në të ardhmen do të mësojmë edhe këtë: kujt ia ka hedhur  Limaj dhe grupi i tij për vrasjet politike ..