Dje është raportuar për arrestimin e një popi ortodoks në Kosovë, gjoja financues i nismës “Lëvizjes për braktisjen e fesë islame”.
Por, vet kryesuesit e kësaj nisme kanë demantuar këtë lajm.
Ata ka thënë se kjo është një dezinformatë, duke informuar opinionin që të mos bien pre e këtyre manipulimeve.
“Janë çartur nga e vërteta e këtyre ditëve që po ju përplaset direkt”, thuhet tutje në reagimin e tyre.
Ky është reagimi i plotë:
DEMANTIM
Këshilli Inicues i Largimit nga Feja Islame:
Informon publikun e gjerë shqiptar se sot në orët e pasditës, datë 25. 10. 2023, është lansuar një gënjeshtër e ulët, tendencioze, armiqësore, përqarëse. Kjo dezinformatë e një të ashtuqujtur Insajderi.mk, me dezinformatën kinse është arrestuar një pop ortodoks në Kosovë, financues i kësaj nisme. Si dhe një Ballkani pres, një reportazh me cilësime të një urrejtjeje patologjike me aludime dhe cilësime armiqësore kundër kësaj nisme krejtësisht shqiptare.
Pa hy në thellësi të injorancës së dyfysht, informojmë opinionin e gjerë shqiptarë, kudo që janë, të mos bien pre e këtyre manipulimeve fantazmë e naive sa edhe të një urrejtjeje antishqiptare, të cilët do të mundohen parreshtur dhe çdo dit e nat, që të lansojnë të tilla gënjeshtra e dezinformata pafundësisht. Janë çartur nga e vërteta e këtyre ditëve që po ju përplaset direkt.
Na priftë e mbara!
Përshëndetje dhe veq përpara!
Në emër të Këshillit
Vesel Lekaj
Prishtinë, 25.10.2025