Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

ShowBizzz

‘Kam 23 vjet pa e takuar’, flet babai i Edonës: Nuk e kam parë kur u bë femër

Edona James është një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”. Edona nuk ka hezituar të tregojë me detaje për ndërrimin e gjinisë, por shumë pak për babanë e saj, të cilin tha se nuk e ka takuar prej vitesh.

Në një intervistë për RTV Dukagjinin, babai i Edonës ka treguar se nuk e ka takuar atë prej 23 vitesh, por pas Big Brother do donte ta takonte.

“Nëna e saj është ndarë prej meje dhe i ka marrë fëmijët me vete, të dy i ka marrë dhe ua ka bërë letrat në Gjermani. Unë kam qenë azilant nuk kam mund të bëj asgjë, më kanë kthyer në Kosovë, e kam vazhduar jetën time, jam martuar dhe kam krijuar familje tjetër, i kam dy djem me gruan tjetër”, ka treguar babai i Edonës.

“Më ka shkruar para dy jave a mundem me ma nxjerr një pasaportë, ky ka qenë kontakti i f“Prej fëmijërisë nuk e kam parë, kur është bërë femër nuk e kam parë, nuk kam parë ende asgjë, prej 2000, tani është 2023, pra 23 vjet”, tha ai.

Babai i saj nuk e ka mohuar dëshirën që të takohet me të pas rrugëtimit të saj në BBVK.“Në Big Brother nuk kam qejf ta takoj, por pas Big Brotherit kam qejf me e taku”, u shpreh ai.

undit”, tha babai i Edonës në lidhje me kontaktin me të.

Më tej ai ka treguar se nuk e ka takuar Edonën prej 23 vitesh, takimi i fundit ishte kur ajo ka qenë ende fëmijë.