Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Berisha mbrohet me avokat shteti/ Sot seanca e tretë për ish-kryeministrin, çfarë pritet të ndodhë

Për të tretën ditë me radhë, sot në GJKKO do të zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca e sotme pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa për dy ditë ato kanë dështuar. Ish-kryeministri Berisha është lënë në detyrim paraqitje dhe ndalim për dalje jashtë shtetit, pasi hetohet për korrupsion me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Një ditë më parë, avokatët u larguan nga seanca me argumentin se Gjykata ka rrëzuar disa kërkesa që ata kanë bërë, përfshirë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe mospranimin e kërkesës për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e vendimit për masën “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin.

GJKKO caktoi avokatin Artan Simoni të paguar nga shteti në mbrojtje të interesave të Berishës. Por pas një statusi në Facebook të Shkëlzen Berishës, djalit të ish kryeministri edhe ky avokat është larguar.Shkëlzen Berisha, publikoi një status në rrjete sociale të avokatit Simoni, i cili dy ditë më parë, fliste për “një bishë të plagosur, që diku paska gabuar”, që sipas tij i referohet babait të tij.

Në këto kushte me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka vendosur largimin e Simonit, si avokat mbrojtës të ish-kryeministrit duke e zëvendësuar me një avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë që të njihet me aktet, duke e shtyrë vendimin për sot (26 Tetor).

Ndërkohë ish kryeministri Berisha ka refuzuar dy herë të shkojë në seancë për t’u njohur me masën e sigurisë.