Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij, GJKKO merr vendimin

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se gjyqtarja Flora Hajredini rrëzoi kërkesën e depozituar sot nga pala e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij.

Kujtojmë se pala e ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar sot në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të ish-kreut të qeverisë.

Berisha ka deklaruar më herët se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka dhënë vendimin për “kufizimin e lirisë” për të, ka bërë shkelje të kushtetutës dhe ndaj saj do të depozitohet padi.