Kur vjen puna për deklarata qesharake dhe me humor në sferën e politikës shqiptare gjejmë plot. Listës i është shtuar së fundmi edhe një batutë e Presidentit Barjam Begaj. Kreun e shtetit e kemi parë gjithnjë si një figurë shumë serioze, larg protagonizmit.
Por, në intervistën e sotme në “Mirmëngjes Shqipëri” në RTSH tregoi se ka sens humori.
I pyetur nga dy gazetarët e programit, fillimisht nëse dikush i provon të gjitha ushqimet dhe pijet e tij para se ai t’i konsumojë për çështje sigurie, Begaj tha se nuk është aspak e vërtetë dhe është thjesht legjendë, ndërsa i pyetur si e pi kafen, dha një përgjigje shumë interesante:
“Unë e pi kafenë pa sheqer, se jam sheqer vetë”.