Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës.
Nuk ka pasur kuorum për votimin e rezolutës për ngritjen e koeficientit të pages.
Ndërkohë që asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mori pjesë në seancën e ftuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Kjo parti ka prezantuar një rezolutë, me kërkesën që koeficienti i pagave prej 105 të ngrihet në 129.
Para pauzës, ishte i pranishëm vetëm deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani.