Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar pas takimeve me funksionarë të lartë evropianë se askush prej tyre nuk ka përmendur sanksionet ndaj Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që ta sanksionojë Serbinë për shkak të sulmit terrorist të 24 shtatorit.
Por Vuçiq thotë se sanksionet në Bruksel nuk janë përmendur kur është pyetur nga gazetarët për këtë.
“Askush nuk ka përmendur asnjë sanksion ndaj Serbisë, dëgjoj që të tjerët i kanë përmendur ato”, tha Vuçiq.
Përndryshe, Vuçiq nuk ka pranuar ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë. Në anën tjetër, Kurti ka thënë se është i gatshëm ta nënshkruajë atë.