Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dosja “Partizani”/ Berisha zbulon shkeljen e vetme ligjore

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk ka shkelur asnjë ligj apo rregull gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Sa i përket hetimeve të SPAK, Berisha tha se nuk kanë asnjë provë për akuzat që hedhin, por në dokumentin 200 faqësh ka një shkelje ligjore dhe ajo është e Edi Ramës në kohën kur ai ka ushtruar detyrën e tij si kryetar bashkie në vitin 2006, ku ka firmosur ndryshimin e destinacionit të ish-kompleksit Partizani.

“Të gjitha dëshmitë faktojnë atë që them unë .

Shpërdorim të detyrës në bashkëpunim nuk ka shkelje të asnjë rregulli përvecse një.Nuk mund të nxjerrësh në 200 afqe asnjë shkelj ligjore vet një.

Ka një shkelje ligji që është bërë nga Edi Rama i cili në 2006 me 6 qershor ka vensour ndryshimin e destinacionin i cili është shkelje e ligjit urabnistik.

Çështja urbanistike e qytetit gjykata ka vendosur që është kryetari i bashkisë që ka firmos. Unë jam njeri ligji. Tagri është i kryetarit të bashkisë, e imja është formale”, tha Berisha në Opinion.