Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Serbia ka refuzuar edhe një herë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës.
Përmes një reagimi në platformën X, ajo ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta sanksionojë Serbinë për agresionin terrorist më 24 shtator.
Ka shtuar se çdo vonesë do të shërbejë për përshkallëzim.
”Serbia ka refuzuar edhe një herë përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës. I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit kundër Kosovës më 24 shtator 2023. Çdo vonesë do të shërbejë vetëm për të nxitur përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar Gërvalla.
Të enjten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime me funksionarë të lartë evropian ka është diskutuar për Marrëveshjen Bazë Kosovë – Serbi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka refuzuar që të nënshkruajë.
Despite my offer, Serbia refused to sign both the agreement & Oct 21 draft. To the contrary, it demanded a side letter that would nullify 3 principles of the Basic Agrmt, Annex & the Oct 21 proposal. Acceptance means signing, and signing guarantees acceptance & implementation.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 26, 2023