Gazetari Arian Çani tha në “Now me Erla Mëhillin”, se ato që po quhen prova në fakt janë hamëndësime.
Sipas tij, ky proces u nis për t’i dhënë popullit një “shfaqeje” e cila do të vazhdojë minimumi deri në zgjedhjet e 2025.
“Ato që ju i quani prova, unë nuk mendoj se janë të tilla, janë hamendësime. Ka një gjë, tani është momenti, duhet goditur tani. Tani do filloj ky proces e do vazhdojë deri minimumi në 2025 në zgjedhjet e reja.
Berisha është mbi 70 vjeç, ligji nuk e lejon të merret masë arresti, pas dënimit, pas vendimit të gjykatës mund të futet në burg, ndërsa tani sipas ligjit nuk futet. Atëherë, si t’ia bëjmë?
Do bëjmë sikur ngatërrohemi. “Do ngatërrojmë procedurat”. Do ushqyer populli. Populli që në antikitet kur shkonin të shikonin demat dhe gladiatorit, nuk ishin me gladiatorët, por me demat, se donin gjak. Njerëzit duan gjak duan litar. Kur them njerëzit e kam për turmat, filozifikisht, turmat duan gjak, kjo është e vjetër sa bota”,-tha Arian Çani.