Gazetari Arian Çani tha se “90 për qind e njerëzve që dalin në televizion janë këllira. Të dalësh në televizion nuk do të thotë se je i rëndësishem”.
Çani e tha këtë deklaratë në kontekstin e një polemike me Fatos Klosin, ndërsa ky i fundit u përpoq ta kundërshtonte Çanin në lidhje me Sali Berishën, duke pretenduar se Berisha ka pushtet përderisa ka hapësirë televizive.
Kjo bëri që Çani ta përkufizonte hapësirën dhe studiot televizive si një ambient i mbushur me këllira, duke nënkuptuar madje se pesha dhe ndikimi i këtyre emisioneve është thuajse zero.
“Pse nuk dalin 5 mijë vetë nga ata që e kanë votuar Berishën të bëjnë një protestë para SPAK-ut”, – pyeti Çani dje, në funksion të tezës së tij se Berisha ka humbur fuqinë pavarësisht se ka vëmendje të madhe televizive.
Çani: Në televizone janë edhe këllira pa fund, nuk ka lidhje fare. 90 për qind e njerëzve që dalin në televizion janë këllira. janë qenëri. Ç’lidhje ka që del në televizon dhe je i rëndësishëm? Mos i besoni këto gjëra. Mos i besoni këto. Sot Berisha…
Klosi: Televizioni më i madh në vend i ka dhënë rastin sot të shpjegohet para publikut…të ankohet për…
Çani: Ç’do me thënë kjo, ç’është kjo…ore e di sa njerëz dalin sot në televizione që ankohen për gjërat që iu ndodhin.
Klosi: Është media kryesore ajo…
Çani: E keni gabim. Jo mo jo, po ai do dalë sepse ai ka audiencë…të lutem.
Duke folur për rastin e Berishës, ai tha se ky proces u nis për t’i dhënë popullit një “shfaqeje” e cila do të vazhdojë minimumi deri në zgjedhjet e 2025.
“Ato që ju i quani prova, unë nuk mendoj se janë të tilla, janë hamendësime. Ka një gjë, tani është momenti, duhet goditur tani. Tani do filloj ky proces e do vazhdojë deri minimumi në 2025 në zgjedhjet e reja.
Berisha është mbi 70 vjeç, ligji nuk e lejon të merret masë arresti, pas dënimit, pas vendimit të gjykatës mund të futet në burg, ndërsa tani sipas ligjit nuk futet. Atëherë, si t’ia bëjmë?
Do bëjmë sikur ngatërrohemi. “Do ngatërrojmë procedurat”. Do ushqyer populli. Populli që në antikitet kur shkonin të shikonin demat dhe gladiatorit, nuk ishin me gladiatorët, por me demat, se donin gjak.
Njerëzit duan gjak duan litar. Kur them njerëzit e kam për turmat, filozifikisht, turmat duan gjak, kjo është e vjetër sa bota”,-tha Arian Çani.