Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi e ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
I pari i Vushtrrisë e falënderoi ambasadorin Nissinen për vizitën, duke u shprehur mirënjohës që fushatën për vizat e ka nisur pikërisht nga kjo komunë. Madje tha se biseduan edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës, të arsimit etj.
“Me ambasadorin biseduam për mundësitë e bashkëpunimit mes ambasadës së Finlandës dhe komunës së Vushtrrisë në fushën e kulturës, të arsimit dhe në fushat tjera. Gjithashtu, bashkë me ambasadorin hapëm kampanjën njoftuese ‘PA VIZA’, për qytetarët, në sheshin e qytetit”.
Përderisa ambasadori Nissinen, pati fjalë të mira për Vushtrrinë, madje tha që ndihet i privilegjuar që fushat po lansohet nga qyteti më i vjetër i Kosovës.
Për vizat ai përgëzoi popullin e Kosovës.
“Faleminderit shumë që këtë fushatë po e nisim nga Komuna e Vushtrrisë. Qyteti i Vushtrrisë është qyteti më i vjetër në Kosovë, ndaj jemi të privilegjuar që jemi këtu për të filluar këtë fushatë për liberalizimin e vizave. Dua të përgëzojë të popullin në Kosovë dhe Vushtrrinë për këtë hap të madh”.