Rakip Suli dhe Edison Memolla duket se do të jenë shënjestrat e radhës së SPAK krahas Jorgo Goros.
Anila Hoxha zbuloi detaje nga puna e prokurorëve duke theksuar se javën e ardhshme pritet të përfundojë në SPAK edhe kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli për shkak të abuzimeve me fondet e rindërtimit.
Sipas saj, edhe kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla nuk i ka punët mirë për shkak të krimeve zgjedhore që dyshohet se është përfshirë.
“Javën që vjen do të thërritet Rakip Suli në lidhje me çështjen për dëmshpërblimet për tërmetin. Edison Memolla është në situatë të vështirë, jo për çështjen e korrupsionit në zgjedhje, sepse për këtë çështje iu komunikua akuza dhe zyrtarisht është marrë i pandehur, por për shkak të çështjes së dëmshpërblimeve të tërmetit. Për shkak të disa dokumenteve të sekuestruara kanë përshtypjen që është në vështirësi përpara ligjit.
Është gjithashtu në vështirësi, dhe ai u thirr javën e kaluar, por do jetë sërish në SPAK edhe kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro.
Ka një hetim për sa i takon tokave por edhe tenderave në këtë bashki”, tha gazetarja Anila Hoxha në Top News. /albeu.com