Ismail Dibrani, është zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e 169-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Dibrani, do të jetë në krye të këtij institucioni për katër vjet.
Përndryshe, Klankosova.tv ka raportuar më herët se nga burimeve brenda ShKK-së, Dibrani do të jetë drejtues i këtij instuticioni.
Ismail Dibrani që nga prilli i këtij viti ka qenë ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së.
Para ushtrimit të kësaj detyre, Dibrani kishte mbajtur pozitën e drejtorit në Burgun e Dubravës.