Territori Shqiptar do të dominohet nga vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu afatshkurtër
Shqipëria Territori Shqiptar do të dominohet nga vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu afatshkurtër në pjesën më të madhe të tij, ku më të dukshme shirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit.
Pas mesditës dhe në vijim do të ketë largim gradual të shirave si edhe përmirësim i dukshëm i kushteve meteorologjike në të gjithë territorin e vendit, por mbetet e lartë lagështira në ajër në shumë qytete të Shqipërisë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat veriore do të ketë kalime të përkohshme të vranësirave.
Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë Republikën e Kosovës, vranësira të shpeshta por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 19°C.
Maqedonia e Veriut
Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në territorin e Maqedonisë së Veriut, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave te lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në të gjithë Maqedoninë e Veriut por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 22°C.
Rajoni dhe Europa
Gadishulli i Ballkanit si edhe Europa Lindore do të paraqiten nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante. Ndërsa pothuajse e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian paraqitet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente.
Konkretisht; rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere do të kenë rajoni i Baltikut si edhe Europa Qendrore. Po ashtu shira me intensitet të larte do të bien në Ishujt Britanike, gadishullin Iberik si edhe në brigjet e deti Egje.