Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Albin Kurti i vetëm i mundi të “fortit e Evropës””

Në takimin që ndodhi në Bruksel, Kosovës iu bë thirrje për nisje të procedurave për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë që de facto ta njohë shtetësinë e Kosovës.

Analisti Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se takimet e ndara me Kurtin dhe Vuçiqin ishin për përshpejtimin e dialogut, i cili sipas tij, po çalon nga njerëz të paaftë

“Në Bruksel pas sulmit fashist-terrorist të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku si dhe pas ndërprerjes së dialogut të pasukseshëm për 12 vite ishte shterp, filloj takimi ndaras në përbërje të zgjeruar të KE, ku morën pjesë kancelari gjerman Olaf Sholz, presidenti francez Emmanuel Marcon, kryeminstrja italiane Giorgia Meloni si dhe presidenti i Këshillit të Evropës Charles Micheal dhe shefi i jashtëm i BE Josep Borrell. Këto figura të fuqishme evropiane u mblodhën dje në Bruksel ku mbajtën takime të ndara me Kurtin edhe Vuçiqin lidhur me përshpejtimin dhe rifillimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, pasiqë ky dialog po çalonte nga njerëz të paaftë, të njëanshëm dhe proserb Borrell dhe Lajçak të cilët me paftësinë e tyre të ndërmjetësuarit dhe të njëanshmërisë së tyre ndaj Serbisë fashiste, gjenocidiale dialogu ka dështuar.

Ishte ideja që ky takim është më se i nevojshëm të zhvillohet në një nivel pak më të lartë në mbështetje të kthimit në dialog me qëllim që Kosova dhe Serbia t’u kthehen menjëherë detyrimeve që dalin nga dialogu që ai të filloi dhe që palët t’i ulin tensionet dhe të rifilloi menjëherë dialogu”, shprehet ai.

Sipas tij, edhe pse është diskutuar për dialogun do të mirë që Kosovëa mos të fillonte bisedimet pa u ndëshkuar Serbia, por Maxharraj thotë se Evropa po i mbyll sytë dhe veshët para Serbisë.

“Në takimet ndaras me ”të mëdhenjët” e Evropes u diskutua për zbatimin e marrëveshjeve në fokus të të cilave ishin Marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit por duke e mos lënë anash as Asociacionin e komunave me shumicë serbe që KE ua kishte dërguar të qeverive të Kosovës dhe të Serbisë. Vlen të theksohet se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishet me korrekt në bisedë. Fillimisht dhe realisht nuk do të ishte e mirëqenë që të mos fillonte dialogu pa u sanksionuar Serbia për terrorizmin që e kishte bërë me bandat e tij kriminele si me Milan Radojçiqin e të tjerë. Por të ”mëdhënjet e evropës” po i mbyllin sytë dhe veshët duke e lëmuar dhe ledhatuar edhe me tej Vuçiqin, anipse ai u tregoi orientimin e rrugëtimit të tij të ardhshëm me rastin kur ai këto ditë e vizitoi Kinën ku u taku me Putinin dhe Xi Jiping”, deklaron ai.

Në fund, Maxharraj deklaron se Kurti vendosi kushtin që të gjitha marrëveshjet të nënshkruhen, por një gjë të tillë nuk e pranoi Vuçiqi.

Ai shton, se edhe si takimet tjera edhe ky takim në Bruksel dështoi.

“Kryeministri i Kosovës në takimin me të ”mëdhenjët” deklaroi se si në takimet e Brukselit dhe në atë të Ohrit, por edhe sot këtu i pranon këto marrëveshje të bazuar në Planin Franko-Gjerman duke vënë kushtin e vetëm se ato duhet ligjërisht të nënshkruhen nga të dy palët për të qenë edhe ndërkombëtarisht të pranueshme. Me këtë në mënyrën më të ndershme e kreu detyrën e vetë “Këshilli Europian” është thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. KE dënon ashpër sulmin e dhunshëm kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023. Bashkimi Europian pret që autorët të kapen dhe të sillen me shpejtësi para drejtësisë dhe Serbia të bashkëpunojnë plotësisht dhe të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm në këtë drejtim. Por, ishte pikërisht Vuçiq i cili këto marrëveshje nuk donte t’i nënshkruante por gjoja se i pranon me gojë, për të cilat me pastaj thoshte se këto marrëveshje nuk i zbatoi fare pasiqë nuk i kanë nënshkruar dhe kështu është duke vepruar pa u detyruar nga askush bile as dje nga te ”fortit e evropës” të cilët u treguan te të pa fortë, të pafuqishëm që ta detyrojnë Vuçiqin t’i nënshkruan marrëveshjet bile hapatas deklaron se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe se do te angazhohet për ç’njohje tjera.

Prandaj, tani vjen pyetja si kanë fytyrë këta të “fortit e Evropës” të kërkojnë që të implementohen marrëveshjet e pa qena inekzistente që Vuçiq po tallet me ta. Vuçiq siç dihet e ka ngul qykën në marrëvshjet e mëparshme të bëra me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën. Haptas Vuçiq nuk do zbatim të marrëveshjve, nuk do vazhdim të dialogut, sepse kjo gjendje kështu si është i konvenon sa më shumë të qëndrojë në pushtet.

Pra, siç dihet takimi në Bruksel me të”mëdhenjët e Evropës” dështoj ashtu edhe siç eshtë pritur”, përfundoi ai.