Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Kisha edhe një batutë perlë për një qeros, por…”- Pas Oltës dhe Dea Mishel, Luizi sherr edhe me Salsanon! Çfarë ndodhi mes tyre

Kemi folur shpesh për marrëdhëniet e vështira që personazhet kanë pasur me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve të filmit “Në kuadër të Dashurisë”. Por, veç sherrit tashmë të njohur të Luizit dhe Oltës, të tjera probleme ka pasur në sheshxhirim.

Luiz Ejlli dhe Salsano Rrapi mesa duket nuk ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëritjetrin. Ky i fundit disa ditë më parë ka publikuar në “InstaStory” një foto të gjithë aktorëve të fimit “Në Kuadër të Dashurisë”, ndërsa këngëtarin nuk e ka përfshirë në të. Megjithatë, fituesi i “BBV” nuk e ka lënë me kaq, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë aktorit.

Një “fanpage” e Luizit ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet Luizi duke folur në premieren e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” në Shkup, ndërsa ky i fundit ka komentuar: “Kjo ishte hera e fundit që më lejojnë të flas për filmin. Kisha edhe një batutë perlë për një qeros, por po e ruaj për ndonjë ditë me shi”.

Mesa duket me këtë veprim këngëtari ka konfirmuar se dyshja nuk kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, megjithëse nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre. Në një intervistë dhënë së fundit, aktorja foli për bashkëpunimin me Luizin në këtë projekt. Gjatë intervistës, ajo tregoi se si është të punosh me “armikun e betuar” në lojë, këngëtarin shkodran.

“Ne kemi folur shumë për filmin të dy gjatë xhirimeve. Unë jam përpjekur gjatë gjithë kohës me lejen e regjisorit, sinqerisht po e them, që ta fus në atmosferë. Si futet një aktor që nuk është aktor në atmosferë? Duke i treguar rrethanat, duke folur me të dhe duke i thënë si mendon ti ta bëjmë këtë dialog, si e ndjen ti. Për mua kishte shumë rëndësi si e ndjente Luizi, si Luiz, dialogun dhe si energji. E merrnim këtë energji, flisja dhe unë për energjinë time, e përpunonim të dy këtë energji dhe ishim gati për xhirim. Marrëdhënia ka qenë shumë politikisht korrekte. Të dy e dinim që na duhej njëri-tjetri. Ai pa mua nuk e bënte dot dhe anasjelltas, as unë pa të, sepse 90% ose 95% të filmit e kemi me njëri-tjetrin dhe nëse nuk do të kishim një harmoni qoftë edhe gjasme të mirë. Unë flas për veten time, por di të them që kishim një marrëdhënie politikisht korrekte, mendoj që ka mjaftuar për të pasur një fjali nga regjisori pas skenës që është edhe në ‘trailer’ kur ne rrotullohemi, Koloreto tha ‘Ta marrtë dreqi sa bukur gënjeni, gati-gati e besova që e dashuroni njëri-tjetrin’”, tha aktorja.Megjithatë, më herët kemi shkruar edhe për momentit e tensionit që dyshja ka pasur në sheshxhirim, duke i shfaqur këto përplasje edhe në sytë e kastit. Por përplasjet do të vijonin edhe pas xhirimit të filmit. Por, duket se një tjerër debat që ka vijuar gjatë xhirimit të filmit ka qenë edhe ai i Dea Mishel me Luizin. Me një raport të ngrirë mes tyre, dyshes i është dashur të bashkëpunoj në sheshxhirim, ndonëse nuk kanë asnjë kontakt mes tyre. Dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë Dea.

Teksa u pyet mbi marrëdhënien me Luiz Ejllin, i cili së bashku me Olta Gixharin janë protagonistët kryesorë të filmit ku ajo luan, ish-konkurrentja tregoi se nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë lloj komunikimi me të, pasi ai e ofendoi rëndë nga familja.

“Xhirmiet ndodhën shumë pak para se ne patëm atë përplasjen në koncertin e tij që me kishte ofenduar nga familja. Nuk është se i kam folur më dhe nuk do t’i flas. Si mund t’i flas më dikujt që të ofendon në atë lloj mënyre. Kemi pasur mundësi komunikimi dhe më tha pra ‘unë të shaj, prapë po të dua’, kështu që nuk do t’i flas më atij njeriu”, tha Dea. Nga ana tjetër, me Oltën ajo ka një raport të mirë. “Olta është një dritë, një dashuri dhe mezi po pres ta takoj sot”, u shpreh ish-banorja.

E duket se pas këtyre sherreve, më i fundit është ai me Salsanon, ku nuk dihet se çfarë ka ndodhur këtë herë, por jemi të sigurt që në ditët në vijim më shumë detaje do të mësohen nga vetë protagonistët.