Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Forcat tokësore izraelite janë brenda Gazës

Forcat tokësore izraelite janë brenda Gazës pasi kanë hyrë në enklavë gjatë natës nga veriu, tha zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari të shtunën në mëngjes.

Forcat izraelite “hynë në Rripin e Gazës dhe zgjeruan operacionin tokësor ku marrin pjesë këmbësoria, forca të blinduara dhe njësitë inxhinierike dhe artileria me zjarr të rëndë”, tha Hagari gjatë një konference për shtyp në Tel Aviv. 

“Forcat janë në terren dhe vazhdojnë luftimet”, tha ai pa dhënë detaje të mëtejshme. 

Fjalët e zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) konfirmojnë se operacioni ushtarak ka pësuar një zgjerim të konsiderueshëm pas asaj që më parë i kishte përshkruar si dy “sulme të synuara”, të cilat u zhvilluan të mërkurën mbrëma dhe të enjten mbrëma. Të dyja këto bastisje panë që forcat tokësore të tërhiqen pas disa orësh. 

Megjithatë, nuk duket sikur ndonjë ofensivë e madhe tokësore që synon kapjen dhe mbajtjen e sasive të konsiderueshme të territorit është ende duke u zhvilluar.

Hagari tha se ushtria nuk kishte pësuar viktima në luftimet gjatë natës dhe shtoi, “ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’i mbajtur forcat tona të sigurta”.

Hagari përsëriti gjithashtu apelin e tij për të shpërfillur zërat për një marrëveshje pengjesh me Hamasin, duke e quajtur atë një lëvizje cinike të grupit që synon të promovojë atë që ai e quajti “terror psikologjik”./teve1.info/

Tags: