Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

DASMË në mes të luftës/ Çifti izraelit martohet në bazën ushtarake, shkon me tank në ceremoni (FOTO)

Dasma e tyre u shty kur dhëndri u thirr në ushtri për shkak të sulmit terrorist të HamasitSulmi i grupit militant palestinez të Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor ndryshoi jetët e shumë njerëzve, por edhe planet e një çifti të ri që kishte planifikuar dasmën.

Rom Lev Sade, 35 vjeç dhe Tal Koresh, 32 vjeç, kishin planifikuar të mbanin dasmën e tyre në fillim të tetorit, por nisja e luftës i detyroi të ndërprisnin gjithçka. 35-vjeçari u detyrua t’i bashkohej ushtrisë dhe të ndahej nga e fejuara e tij, që priste rikthimin.

Megjithatë, ata nuk kanë pritur gjatë dhe kanë zhvilluar një ceremoni martesore aspak të zakonshme. Dasma e tyre u mbajt në një zonë grumbullimi ushtarak të Forcave të Izraelit dhe makina e tyre në fakt, ishte një tank. Së bashku me familjarët e tyre dhe ushtarët e tjerë, ata kurorëzuan dashurinë e tyre, edhe pse në kohë lufte.

Kujtojmë se edhe në frontet e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, shumë çifte janë martuar, duke lënë pas për pak shkatërrimin e luftës, me shpresën për një të ardhme të paqtë dhe të lumtur.