Ish deputeti i PDK-së, Adem Grabovci në një postim të tij në Facebook ka treguar se sot ka pritur Hysni Gucatin sapo te liruarin nga Gjykata e Hagës.
Grabovci duke i dëshiruar mirëseardhje, shpreson se do të presin edhe shokët e tjerë. Ndërkaq shkruan se është krenar me luftën e pastër të UҪK-së.
Postimi i plotë:
Mirë së erdhe Hysni!
Qofshe me këmbë të mbarë, e shpejtë i pritshim edhe shokët tjerë.
Krenar me luftën e pastër e çlirimtare të UÇK-së.