![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/10/haradinaj-takohet-me-presidentin-begaj-flasin-per-zhvillimet-politike-ne-dy-vendet-dhe-ne-rajon_653d5436db790.png?resize=661%2C375&ssl=1)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Gjatë qëndrimin në Iballë të Pukës, kisha kënaqësi që me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj të bisedojmë për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se rruga për anëtarësimin e Kosovës në NATO është e paalternativë.
“Kënaqësi të ndajmë mendimet e njëjta, që Kosova sa më parë t’i kthehet rrugës së saj të paalternativë për anëtarësimin në NATO, sepse kjo nënkupton më shumë siguri në rajon e më shumë paqe në botë”, është shprehur Haradinaj.