Analisti Arjan Curri i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, u shfaq më ndryshe se kurrë më parë.
Teksa u rrëfye për fëmijërinë, apo vendimin e tij për t’u bërë pjesë e televizionit, Curri tha edhe dy fjalë për Grida Dumën, moderatoren e “Top Story”, aty ku shpesh herë është i ftuar për të ndarë opinionet dhe analizat e tij në çështjet politike.
Opinionisti është shprehur edhe më parë që në syrin e tij, Grida Duma është një grua e bukur. Por ai zbuloi se për të Grida është më e bukur dhe më e butë se më parë.
Të shohim çdo mbrëmje në Top Story, në studion e Grida Dumës. Si është të punosh me Grida Dumën, vazhdon të mendosh që është një grua shumë e bukur?
“Ia kam thënë, vazhdoj të mendoj që është një grua më e bukur se çka qenë, më e mençur se çka qenë, dhe me mirë se çka qenë, dhe më e butë e dhembshur. Ajo përparon në bukuri, në mençuri, zgjuarsi. Është bërë edhe më fisnike, më e butë, nuk është më ajo Grida e viteve më përpara”, është shprehur Curri.