I ftuar në emisionin “Zone e Lirë”, historiani i njohur, Neritan Ceka ka folur për ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe përballjen e tij të fundit me drejtësinë
Sipas tij “miti Berisha” ka rënë që në momentin që ish-kryeministri erdhi në pushtet për herë të dytë në vitin 2005, pas këtij momenti sipas tij ai ka qenë vetëm një politikan karriere.
Ceka shtoi se Berisha, pas 50 vitesh nuk do të jetë ky që është sot, i vendosur para drejtësisë, por do të jetë i vendosur para historisë.
“Duhet të kuptojmë që Miti Berisha ishte në periudhën heroike të politikës. Unë besoj se miti Berisha u rrëzua kur Berisha erdhi në pushtet në 2005.
Berisha që nga 2005 e këtij ka qenë një politikan karriere. Miti do ringjallet. Sot kemi një idhull pa krye, që është Berisha i sotëm.
Berisha pas 50 vjetësh, nuk do jetë ky që është sot, i vendosur para drejtësisë. Do të jetë i vendosur para historisë. Do ketë vetëm merita.
Por defektet të cilat historia do t’i kujtojmë gjithmonë, janë ata që lënë trashëgimi, siç ishte ajo e Mihtat Frashërit.
Nëse do e vendosja sot Berishën para gjykatës, për ata që nuk bërë, jo për ata që ka bërë, sa pronarëve nuk i është kthyer toka, apo i ishte grabitur toka, kush do japi llogari për këtë” tha ai.
Caka shtoi se sipas tij kjo nuk është dosja e duhur për të dënuar Sali Berishën. Ai shton se qytetarët duan “peshkun” e madh, presin një gjykim të vërtetë , të përballin një politikan para historisë.
“Si historian kam gjithmonë paralele. Dhe kjo më kujton, dënimin e bllokmenëve. Ata dogjën 40 vjet të jetës sonë. Pati të burgosur politik, shpronësime dhe të tjera. Unë nuk prisja që ata që u munduan dhe i shkaktuan kaq bëma popullit shqiptar, të dënoheshin për një kafe.
Kjo nuk është dosja e duhur për të dënuar, Sali Berisha. Ata presin peshkun e madh. Presin një gjykim që vërtetë ta përballin një politikan para historisë.
Unë besoj që qeveria jonë është inteligjente. Procedurat janë elementi më themelor për një njeri me kulturë. I gjithë ky proces historik nuk ka procedura.
Unë besoj që jemi në një nivel politikanësh, të cilat janë politikanët e një populli që nga 4 milion ka përfunduar në 2 milion. Një popull që nuk ka interes të punojë në vendin e tij me rrogat që merr dhe ikën jashtë vendit.
Në këtë peisazh, nuk ka me heronj” shtoi Ceka.